Efekti shtrëngues i politikës fiksale dhe arsyetimi Knut Wicksell

nga Pol Milo

image

Një shekull më parë ekonomisti suedez Knut Wicksell zhvilloi teorinë e ndarjes midis normës financiare të interesit që huamarrësit paguajnë aktualisht, dhe normës natyrore të interesit që përcaktohet nga kthimi i kapitalit. Kur norma financiare është nën normën natyrore, bizneset mund të gjenerojnë fitime të pakufizuara duke marrë borxh sa më shumë dhe ta investojnë atë në projekte me normë të lartë fitimi.

Ama të gjitha shpenzimet shtesë cojnë në rritjen e çmimeve, të parasë dhe huasë, që tentojnë rritjen e normave të interesit financiar. Norma e interesit natyror shpesh here supozohet të jetë konstante. Kur norma e interesit financiar është më e ulët se ajo e kthyeshmërisë së kapitalit atëherë investimet tentojnë të rriten. Në situatën aktuale, më thjesht kjo mund të kuptohet si rritja e kërkesës për hua.

Sipas Wicksell, norma natyrore e interesit nuk është kurrë e lartë apo e ulët në vetvete. Ajo është në varësi të fitimit që njerëzit mund të bëjë me paratë në duart e tyre, dhe kjo, natyrisht, është e ndryshueshme. Në kohë të mira, kur tregtia është e gjallë, norma e fitimit është e lartë, dhe si pasojë përgjithësisht pritet të mbetet e lartë. Në periudhat e depresionit është e ulët, dhe pritet të mbetet e ulët”

Kur politika fiskale ndërhyn me modifikimin e taksave, atëherë cënohet  fitimi i bizneseve, ulet norma natyrore e interesit dhe zvogëlohet norma e kthimit nga kapitalit. Ulja e kësaj norme nga njëra anë ushtron presion për uljen e normave të interesit nga Banka Qendrore, por nga ana tjetër rrit  pasigurinë e fitimit në të ardhmen.  Kjo lloj politike fiskale frenuese detyron frenimin e investimeve dhe shoqërohet me tkurrjen ekonomike.

Për këtë le të marrim një shembull: Supozojmë se në mjedisin tonë hipotetik, norma financiare e intersit është 7%.

Nëse një subjekt me kapital të investuar ~400’000 Eur, ka mesatarisht një fitim vjetor neto ~50’000 Eur, atëherë norma e kthimit nga kapitali është 50’000/400’000=12.5% .

Ky subjekt mund të financohet duke marrë hua, pasi në këtë mjedis norma e kthimit nga kapitali 12.5% është më e lartë se norma financiare e interesit 7%. [r=12.5%> i=7%] duke shfrytëzuar tendencën e politikën zgjeruese.

image

Por nëse efekti rregullues i taksës nga ndërhyrja e politikës qeveritare modifikohet atë herë  shtohen kosto ekstra.

Me efektin rregullues duhen kuptuar rastet kur politika qeveritare ndërhyn duke krijuar rritje taksash, vendosje gjobash, modifikim dhe shtim TVSH-je, rritje të tatim fitimit etj. Gjithashtu  këtu duhet të shtohen të gjitha kostot e fshehura që rrjedhin nga burokracitë dhe korrupsjonet e sistemit fiskal. Këto kosto gjenerojnë shpenzime ekstra ne lidhje me politikën fiskale.

Nëse vazhdojme shëmbullin duke shtuar nje taksë ose gjobë ~30’000 Eur, atëherë norma e kthimit nga kapitali modifikohet duke u bërë (50’000–30’000)/400’000=5%.

Kur norma e kthimit nga kapitali (5%) është më e vogël se norma financiare e interesit (7%) subjekti nuk është më i interesuar per financim me hua në këtë mjedis, pasi del me humbje. Çdo efekt dhe kosto shtesë e politikës fiskale, ul investimet tek ekonomitë në zhvillim.

Ky është efekti shtrëngues i politikës fiksale.

Në mjedisin ekonomik ku ndjeshmëria ndaj fitimit neto është mjaft e lartë, edhe frenimi ekonomik do të jetë mjaft i lartë. Presjoni i Bankës Qendrore në drejtim të uljes së normës financiare të interesit nuk do të jetë efektiv. Kur ambienti i huadhënies dhe niveli i besueshmërise ka paqartësi  dhe pasiguri, kjo reflektohet gjithashtu në risqet e huasë.

Një mjedis me risk të lartë huaje do të  shoqërohet me norma të larta interesi dhe me  efektivitet të ulët të politikës monetare. Në këto raste, efektiviteti duhet kërkuar më tepër te minimizimi rregullues i taksës dhe i kostos së politikës fiskale, sesa te presioni i politikës monetare.

Zhvillimi ose tkurrja ekonomike në këtë lidhje të tërthortë varet direkt nga politika fiskale në doren e qeverisjes dhe politikëbërjes. Politika fiskale me shtimin e detyrimeve dhe të kostove nuk mund të sjellin rritje të shpejtë ekonomike, dhe as nuk mund të garantojnë daljen e situates nga depresioni.

©Pol Milo – Estetika e Nocionit Ekonomik

Advertisements

Etika dhe Estetika si ndihmuese në trajtimin dhe tejçimin e Formës së Mendimit dhe Nocionit

nga Pol Milo

Untitled

  Gjatë ecurisë kohore, pikpamje, ide, nocione apo mendime, janë formuar, janë marrë, janë tërhequr dhe transportuar vazhdimisht duke ju përshtatur kohës dhe epokës në të cilën jetohet.

Mënyra më e mire e transportimit në kohë e formës së mendimit është nëpërmjet dy shinave kryesore: Etikës dhe Estetikës.

  • Etika është një degë e filozofisë që studion bazat objektive dhe racionale mbi karakterin sjellen dhe zakonin e natyrës njerëzore. Etika ndahet nga Ekonomia, nga mënyra e arritjes së qëllimeve. Ekonomia përpiqet që të arrijë qëllimet me mjete më pak të kushtueshme. Ndërsa etika e tejçon analizën e veprimit mbi bazen e sjelljes, ndërgjegjes, moralit dhe karakterit.
  • Estetika është disiplinë filozofike, që merret me diturinë mbi tipologjinë dhe shprehjen e së bukurës natyrale, artistike dhe shkencore. Ajo quhet edhe “Teori e Vlerësimit” , që studion vlerat shqisore të ashtuquajtura nganjëherë gjykim i ndjenjave dhe shijes, por shfaqet edhe si degë e metafizikës që merret me ligjet e perceptimit.

Estetika është përkufizuar edhe si shkencë që “studion ligjet e veçanta dhe të përgjithshme të gjithpërfshirjes së fenomeneve estete, me të gjitha karakteristikat , veçantitë individuale dhe shijen artistike, e cila rezulton prej përvetësimit të këtyre fenomeneve estete nga faktori subjektiv“.

Ajo qe është me interes të veçohet nga etika (si “e mirë”) dhe nga estetika (si “mënyrë perceptimi”) është mardhënia apo lidhja që këto të dyja me njëra tjetrën na ofrojnë, duke krijuar më të plotë, më të qartë dhe më të pastër mënyrën e trajtimit të çështjeve, ideve, koncepteve, nocioneve dhe mendimeve në tërësinë e tyre.

Nëpërmjet Etikës dhe Estetikës, është siguruar mjaft mirë transporti, mirmbajta dhe zhvillimi i Formës së Mendimit dhe Nocionit, nëpërmjet epokave të ndryshme , duke ruajtur kujdesin mbi shprehinë, domethënien, cilësine dhe shumë karakteristika të tjera. Kjo përforcon dhe shpjegon gjithashtu se përse ne tentojmë të zgjedhim, në lirinë e përhapjes së mendimit dhe prezantimit të tij, mënyrat Etike dhe Estetike.

©Pol Milo – Estetika e Nocionit Ekonomik