Fundsezoni dhe “Risku i Profesorit”

Beat-exam-stress-with-yoga

Nga shumëllojshmëria e risqeve të ndryshme, kryesisht në periudha të fundsezoneve të provimeve, evidentohet dhe “Risku i Profesorit”.

Çfarë është “Risku i Profesorit” ?
Risku i Profesorit është risku kur një profesor gjatë një provimi apo vlerësimi të studentëve, mund të vendosë një notë më të ulët sesa ajo që vetë studentët mund të perceptojnë se meritojnë.

Kur kjo përbën risk?
Kjo përbën Risk vetëm kur studentët në perceptimin e tyre, mendojnë se meritojnë një notë më të lartë se ajo që vendos profesori (ose e kundërta, kur profesori vlereson me një notë më të ulet se ajo që studentët perceptojnë).

Përse kjo është Perceptim?
Sepse vetë risku është perceptimi i mundësisë së ndodhisë së një eventi të çaktuar. Pra risku është i lidhur me perceptimin.

Kur kjo nuk përbën risk?
Kjo nuk përbën risk kur nota që vlerëson profesori është e barabartë apo më e lartë se ajo e pritura, pra se nota që percepton studenti se meriton. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me riskun e profesorit.

II
Problemi i Sjelljes së Përkundërt (Adverse selection ) dhe Hazardi Moral

Për të maksimizuar notat që pretendojnë të marrin në provime, sjellja e studentëve është e dyfishtë (ose stereotipi i studentit)
Në rastin e parë kur përbën risk kemi realizimin e eventit me Riskun e Profesorit. Në këtë rast sjellja e studentit do të jetë e përkundër(adverse) ose protestuese. Studenti nga pakënaqësia e krijuar nga diferenca mes perceptimit të tij edhe vlerësimit final do të krijoje sjelljen kundrejt riskut.

2. Në rastin e kundërt kur nuk përbën risk, sjellja e studentit në mungesë të “Riskut të Profesorit” do të jetë e pajtueshme, duke pranuar notën e vlerësimit. Kështu që studenti do të jetë i kënaqur.

Apendix:
“Risku i Profesorit” duhet të shihet vetëm nga këndvështrimi i studentit mbi vlerësimin kritik, dhe jo si risk që i takon profesorit pas vlerësimit. Kështu që evente të tilla si dreka, darka, shpërblime monetare, financiare etj. do të konsiderohen si derivativë për minimizimin, kontrollin apo eleminimin e riskut të profesorit. Këta derivativë do të krijojnë më pas bazën e të dhënave (database), modelet krahasuese (benchmarking), modelet e çmimeve (pricing models) dhe strategjinë për llogaritjen e Primit kundrejt “Riskut të Profesorit”.

Advertisements